Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen dy këmbësorë

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen dy këmbësorë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy këmbësorë kanë mbetur të lënduar pasi u goditën nga vetura në Fushë Kosovë.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 08:00, në rrethrrotullim në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy këmbësorët. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat