Aksion i policisë, arrestohen 20 persona të dyshuar për kontrabandë me emigrantë

Kronikë e zezë

Aksion i policisë, arrestohen 20 persona të dyshuar për kontrabandë me emigrantë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:43
Policia e Kosovës

Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar 20 persona të dyshuar për kontrabandë me emigrantë, në disa kontrolle që ka kryer në disa lokacione, në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe Prizrenit.

Si rezultat i hetimeve të mëhershme nga Sektori i Hetimeve të DPK-së dhe me asistimin e njësive tjera mbështetëse të PK-së, janë kryer kontrolle në 10 lokacione ku përfshihen shtëpi, hotele dhe objekte përcjellëse.

Sipas njoftimit, 14 prej të arrestuarve janë shtetas të Kosovës, ndërsa 6 me shtetësi nga vendet e lindjes si: Iraku, Siria dhe Palestina, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartshënuar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si ne vijim: 22 telefona celular, 11 automjete të ndryshme, 6 fishekë cal 7.65 mm, një grirëse për mariuhanë, dy pako rizzllo, tri çip (memoristik) - kartela të telefonit, disa sim kartela dhe një sasi e mjeteve monetare.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurores së rastit nga Prokuroria Themelore e Krimeve të Rënda ne Mitrovicë, janë dërguar ne mbajtje prej 48 orëve 11 të dyshuar, ndërsa 9 prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat