Një person në Prizren ka rënë nga një lartësi dhe ka marrë lëndime trupore, ndërsa ishte duke kryer punime në një shtëpi.
Nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Prizrenit është njoftuar se personi ka kërkuar ndihmë mjekësore për lëndimet që ka marrë, ndërsa ka marrë lëndime më të rënda trupore.
“Viktima është duke marrë tretman mjekësor. Ndërsa në vend të ngjarjes kanë dal patrulla policore dhe inspektorët e punës. Rasti po hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti nga Policia është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës dhe lëndim i rëndë trupor”.