Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur rreth orës 10:30 në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti” dhe “Robert Doll”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.
Disa zyrtarë policorë dhe qytetarët raportohet se janë afruar te veturat për të ofruar ndihmë.