Policia: Aksidenti ndodhi mes dy automjeteve, 4 persona vdiqën- një është lënduar

Kronikë e zezë

Policia: Aksidenti ndodhi mes dy automjeteve, 4 persona vdiqën- një është lënduar

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistrale Ferizaj –Shtime , në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, të përfshira ishin dy automjete civile udhëtarëve .

“Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar policia.

“Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin .Për detaje tjera do të njoftoheni me kohë”, tha policia.

Ajo ka thënë se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.

“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, një veture Audi dhe një Golfi 2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat