Tiranë, bie në kontakt me rrymën elektrike te lavazhi i të vëllait, vdes 20-vjeçari

Kronikë e zezë

Tiranë, bie në kontakt me rrymën elektrike te lavazhi i të vëllait, vdes 20-vjeçari

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 22:39
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka qenë duke në lavazhin e vëllait të tij, ku edhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

"Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat