Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Ksamil.
Një person i moshës 40-vjeçare është qëlluar me armë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetës rrugës për në spital.
"Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes." - njofton policia.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.