Digjet një veturë në Lipjan, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Lipjan, nuk ka të lënduar

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Një veturë është kapluar nga zjarri në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Nga djegja e kësaj veture nuk raportohet për të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ku një veturë është përfshirë nga zjarri.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat