Dy të lënduar në një aksident në Shupkovc të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në një aksident në Shupkovc të Mitrovicës

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 08:00 të mëngjesit në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Si pasojë e tij kanë mbetur të lënduar dy persona”, është shprehur Zahiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat