Aksidenti i rëndë/ Ishte në makinë së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, ky është i riu që humbi jetën

Kronikë e zezë

Aksidenti i rëndë/ Ishte në makinë së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, ky është i riu që humbi jetën

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 09:48
Viktima Florent Gjergji

Një i ri ka humbur jetën në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur Kroni i Mbretit. 

Media përmes burimeve mëson se viktima është Florent Gjergji.

Po ashtu, të njëjtat burime tregojnë që viktima në kohën e aksidentit kishte qenë në veturë së bashku me babain dhe vëllain.

Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes dhe respektim të rregullave në rrugë, në veqanti respektim i kufizimeve të shpejtësisë, sepse humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësuse për të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat