Deçan: Arrestohet një person për tentim vrasje

Kronikë e zezë

Deçan: Arrestohet një person për tentim vrasje

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar në Deçan, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër.

Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit u gjet dhe u konfiskua edhe një armë automatike.

Sipas policisë me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat