Në raportin e policisë së Kosovës është raportuar për keqtrajtim të fëmijëve, në Prishtinë.
Një femër nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj.
“Prishtinë 07.06.2021 – 10:25.
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre”, njofton policia e Kosovës.