​Arrestohet gjilanasi për prostitucion, i konfiskohen para, telefona dhe thikë

Kronikë e zezë

​Arrestohet gjilanasi për prostitucion, i konfiskohen para, telefona dhe thikë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Gjilan pasi që dyshohet për përfshirje në prostitucion.

Nga Policia ka në njoftuar se gjilanasit i janë konfiskuar para e konsiderueshme kesh, tre telefona dhe një thikë.

Me këtë rast i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartë-cekur. Te i njëjti si prova materiale janë konfiskuar: 1775.6 €, 170 franga zvicerane, 16 dollar, 10 paund, 10 lira, 200 lek, tre telefona celular dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat