Prishtinë: Policia arreston një 26 vjeçar që akuzohet për vrasjen e një polici në vitin 2015

Kronikë e zezë

Prishtinë: Policia arreston një 26 vjeçar që akuzohet për vrasjen e një polici në vitin 2015

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 26 vjeçar me inicialet A.G, i cili është dënuar me burgim nga ana e gjykatës dhe ishte në kërkim nga autoritetet.

Burime brenda policisë bëjnë me dije se fjala është për Adonis Gashin, i cili në vitin 2015 kishte vrarë policin Shemsedin Gashi në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Ai për këtë vepër ishte dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim.

Media ka raportuar më herët lidhur me rastin.

Policia po ashtu i ka arrestuar edhe dy persona të tjerë.

Burimet e medias brenda policisë njoftojnë se janë arrestuar edhe Elbasan Karaçica dhe Hazbi Sekiraça.

Elbasan Karaçica dyshohet për një numër të madh të grabitjeve.

Ndërkaq Hazbi Sekiraça, dyshohet për lëndim trupor dhe grabitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat