Digjet një shtëpi e pabanuar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi e pabanuar në Prishtinë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Merr flakë një shtëpi e pabanuar në Prishtinë

Një shtëpi ka marrë flakën në rrugën “Zagrepi” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe zjarrfikësit duke shuar zjarrin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat