Policia e Kosovë ka arrestuar dje në rrugën “Elena Gjika” të Gjilanit, tre persona të dyshuar për sulm.
Siç merr vesh media nga burimet brenda Policisë, njëri prej të arrestuarve është pronar i shtëpisë ku dy të arrestuarit e tjerë kishin hyrë për të vjedhur.
Si ndodhi ngjarja?
Të njëjtat burime njoftuan se pronari i shtëpisë ishte përleshur me hajnat, pasi i ka zënë në shtëpinë e tij duke vjedhur.
Gjatë përleshjes mes tyre, të tre kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndaj tre të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.