Pesë raste të falsifikimit të parasë u denoncuan për 24 orë në Policinë e Kosovës nga banka ProCredit në Prizren.
Media mëson nga burimet brenda policisë, se në pesë rastet e raportuara nga një punëtor i kësaj banke janë hasur kartëmonedha nga 50, 100 e 500 euro.
Ato dyshohet të jenë të falsifikuara.
Shuma totale e parave që dyshohet se u deponuan dhe janë të falsifikuara është 1 mijë e 320 euro.