Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Gjilan pasi që dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër të mitur kosovare.
Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të.
Sipas urdhërit të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rasti sipas policisë është klasifikuar si “dhunim”.