Lëndohen 7 persona në një aksident trafiku në Istog

Kronikë e zezë

Lëndohen 7 persona në një aksident trafiku në Istog

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bellopojë në Istog, si pasojë  janë lënduar 7 persona.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:30, policia është informuar se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bellopojë të komunës së Istogut. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha ai.

Tutje u shpreh se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu edhe tri aksidente komunikacioni të njëpasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme  në magjistralen Prishtinë-Pejë – ku janë përfshirë 12 vetura.

Ndryshe, sipas raportit të policisë, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, 20 me persona të lënduar kurse 31 vetëm me dëme materiale. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat