Tre persona, të cilët mbajtën peng dhe kërcënuan me armë një 34-vjeçar janë arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Arrestohen Myrteza Domi, Denisa Karagjozi, Enea Taho, ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë 14-vjeçari.
Policia bën me dije se në përfundim të operacionin të koduar “Kalaja” ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë).
“Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.
Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.”- njofton policia e Gjirokastrës.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën Enea Taho sipas policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.