Policia e Kosovës ka arritur të arrestoi një person të moshës 15 vjeçare në Fushë Kosovë.
Arrestimi u bë nën akuzat për kanosje me thikë dhe vjedhje të dy telefonëve.
Rasti ka ndodhur në rrugën “28 nëntori” në Fushë Kosovë, personi i dyshuar, duke ekspozuar një armë të ftohtë (thikë), ka kanosur viktimën.
Pas largimit të viktimës, i njëjti ka depërtuar përmes ballkonit në banesën e viktimës ka arrit të vjedhë dy telefona mobil.
Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej.