Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast mashtrimi me viza që ka ndodhur në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë viktima mashkul ka raportuar se i dyshuari mashkull i kishte marrë viktimës 750 € në këmbim të rregullimit të një vize.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili është njoftuar për veprën por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë.
Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.