Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Ankuesi mashkull ka raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur, nga vetura e tij iu është vjedhur një iphon 7, dy pasaporta si dhe para të gatshme.
“Sipas ankuesit vetura nuk ka qenë e mbyllur me qelës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.