Shtëpia e një personit në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, dje rreth orës 19:00.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vllaznim Jetishi”, teksa nuk raportohet për të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur me kohë në vendin e ngjarjes duke e shuar zjarrin.
Ndërsa, dëmet materiale sipas ankuesit, kapin shifrën e 15 mijë eurove.