Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një veturë e ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
Saktësisht ngjarja ka ndodhur në rrugën Babush -Lipjan, rreth orës 20:40.
Kështu bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Ju njoftoj se sonte rreth orës 20:40 në autostraden “Arbën Xhaferi”, saktësisht në rrugën “Babush – Lipjan një veturë me targa vendore ka humbë kontrollin dhe është rrokullisur. Ndihmë mjekësore kanë kerkuar 3 persona të lenduar. Njesiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin”.
Hoxha bëri thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët që të kenë kujdes.
“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik e në veçanti shoferët që të kenë kujdes të shtuar dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, për të shmangur rastet e tilla të rrezikimit të jetëve në trafik”.
“Policia po vazhdon me marrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat që dalin nga ligji mbi trafikun rrugor”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/13/auto_Kerri-rrokullisja-me-llogo1623614641.jpg)