Dje në mesditë një person ka pësuar lëndime në vendin e punës, si pasoj ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Këtë e ka bërë të ditur policia e Kosovës.
“Raportohet se viktima mashkull , gjersa ka qenë duke punuar, është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Tutje policia njoftoi se me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar për “rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.