Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 57 vjeçar me iniciale F.P ka vrarë veten me armë zjarri në bodrumin e banesës së tij.
Sipas policisë, bëhet me dije se 57 vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor, ku edhe kurohej.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
“Më datë 15.06.2021, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.