Një grabitje ka ndodhur dje në një pompë të derivateve në Kaçanik.
Siç merr vesh media nga burimet brenda Policisë, një person i dyshuar, ka hyrë në pompën “I Peroll”, ku nën kërcënimin e armës ka arritur t’ia grabit punëtorit të pompës një shumë të parave.
Sipas të njëjtave burime, rastin në Polici e ka denoncuar punëtori i pompës, i cili ka thënë se personi i dyshuar e kërcënoi atë me thikë, i mori paratë dhe iku.
Rasti është iniciuar në Polici si “grabitje”.