(E plotësuar 23:12) - Në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë, ka mbetur i plagosur Valentin Balaj nga fshati Rixhevë.
Për këtë rast, zyrtarët policorë nga stacion i policisë në Pejë kanë arritur që të arrestojnë një person të dyshuar.
Në prangat e policisë si i dyshuar për këtë plagosje ka përfunduar Fatlum Delija.
Për shkak të plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit, Valentini është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës.
****
Në orën 21:00 në qendër të Klinës është plagosur një person pas gjuajtjeve me armë të zjarrit.
Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar.
I arrestuari nga policia është një burrë nga komuna e Skenderajt.
***
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në qendër të Klinës, si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Një nga të dyshuarit është arrestuar nga Policia e Kosovës.
I plagosuri është nga fshati Gllarevë dhe është në gjendje të rëndë, ku është dërguar në Spitalin e Pejës.
Policia po merret me rastin, ndërsa nuk dihen motivet e kësaj plagosje.
***
Një person është plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në qendër të Klinës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha Rugova.
***
Në mbrëmjen e të mërkurës ka pasur të shtëna me armë në qendër të qytetit të Klinës.
Policia e Kosovës e ka siguruar vendin e ngjarjes.
Dyshohet se ka të plagosur.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/16/auto_klinaaa1623873472.jpg)
Policia e Kosovës kanë thënë se janë duke mbledhur informacione rreth ngjarjes.