Një grua nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, i njëjti ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Sipas Policisë ankuesja ka deklaruar se ndjehet e kërcënuar.
Pasi që i dyshuari kur ka dalë nga shtëpia ka pasur një armë me vete.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.