Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e të enjtes, 17 qershor, rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza”.
Mjeti me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. M., 23 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.