Dje u raportua për një rast të keqtrajtimit të fëmijës në Prishtinë. Por siç duket edhe ngjarjet e tilla po rriten dita ditës.
Prokurorisa thuhet se kanë filluar hetimet ndaj një nëne në Prishtinë, pasi që e njëjta e kishte lënë fëmijën e saj, të mitur, pa përkujdesje.
Sipas burimeve rasti dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “Kadri Bajra” në Prishtinë, rreth orës 17:00.
Rasti ndaj nënës së dyshuar është hapur si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.