Një person deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga objekti në Fushë Kosovë dhe kishte pësuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se viktima është duke marrë tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa pronari i firmës në të cilën viktima ka qenë duke punuar, është arrestuar.
Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.