Rrahjet mes nxënësve nuk po kanë të ndalur nëpër shkollat e Kosovës, ndërsa ende nuk janë marrë masa adekuate që ngjarje të tilla në institucione arsimore të marrin fund një herë e mirë.
Një rast i tillë media mëson se ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku tre nxënës janë rrahur mes vete, e dy prej tyre edhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë në Pejë kanë bërë të ditur së rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupore”.
Ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, kur edhe fillon mësimi në shkolla.