Një infermieri në QKMF të Dragashit u sulmua nga dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në Dragash të Prizrenit.
Kështu njofton Policia e Kosovës.
Njoftimi i Policisë:
Dragash, Prizren 18.06.2021-07:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtorë në QKMF) të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore .
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.