Një person ka raportuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer në oborrin e emergjencës së Podujevë.
Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i PK-së-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.
“Rr. Bahri Fazliu, Podujevë 18.06.2021-09:51.
Një mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e emergjencës kishte hasur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i PK-së-së ka bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raportin e policisë.