Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së kaluar në fshatin Novolan të Komunës së Vushtrrisë.
Nga pamjet e para shihen dy vetura që kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, të cilat edhe janë përfshirë në këtë aksident në rrugën që lidh disa fshatra të Artakollit.
Përshkak të aksidentit ka mbetur e bllokuar edhe rruga për pak minuta deri në arritjen e njësive policore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/20/auto_202051510_3192622014289730_8835643931823268774_n1624172640.jpg)
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident që nga pamjet e para duken të evidentuara vetëm dëmet materiale të të dy veturave.