Të shumta ishin rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve të cilat janë kryer gjatë vitit të kaluar në vend.
Por, hiç më e mirë situata nuk është as në këtë gjashtë mujorësh të këtij viti.
Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar një tentim-vjedhje ndodhi në fshatin Bresalc, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/20/auto_202135945_1435278116864991_3494000972930346836_n1624173749.jpg)
Edhe pse tejet të shqetësuar, ishin pikërisht banorët e kësaj ane të cilët arritën që të ndalonin hajdutët duke i ndjekur nga pas, edhe pse rreziku prej tyre ishte tejet i lartë.
Të njëjtit kishin hyrë në një prej shtëpive, e më pas duke vazhduar në dy shtëpi të tjera në një lokacion tejet të afërt. Banorët e kësaj ane u bënë bashkë dhe ndaluan dy nga të dyshuarit, të cilët me të arritur zyrtarët policorë edhe u arrestuan.
Zyrtarët policorë me të arritur në vendin e ngjarjes kanë filluar hetimet e para lidhur me rastin, ndërsa sipas burimeve të lajmi.net, njëri nga të dyshuarit në këtë rast ka arritur të arratiset.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/20/auto_201900074_129377979269024_4974702211258438259_n1624173747.jpg)
Në redaksi kanë arritur edhe disa fotografi ku shihen edhe disa nga banorët të cilët ishin cak i këtyre vjedhjeve.
Duhet përkujtuar që shpesh herë banorë të zonave të ndryshme kanë qenë të shqetësuar si pasojë e grabitjeve/vjedhjeve të shumta të cilat janë bërë.
Raste të shumta së fundi janë raportuar edhe në fshatin Irzniq të Deçanit, rajon ky që është paraparë si cak i hajnave gjatë ditëve të kaluara.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/20/auto_201582597_3103437783221532_507859913074142456_n1624173749.jpg)