Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Fushë Kosovës, saktësisht në rrugën “Nëna Terezë”.
Në lidhje me këtë aksident, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.
“Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve.”
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.”
“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”,u shprehë ajo.