Vjedhjet e shumta po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese në rajonin e Podujevës.
Nëpër raporte ditore të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se brenda një muaji ndodhin disa raste të tilla, ndërkohë që nuk mungojnë edhe ato të rënda.
Një e tillë ka ndodhur në fshatin Dobratin të kësaj Komune. Në një shtëpi, hajnat kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Podujevë, 19.06.2021-11:46. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: para dhe stoli ari. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.
Siç mëson media, vlera e dëmit të shkaktuar një personi nga kjo vjedhje arrin në mbi 20 mijë euro.
Duhet theksuar edhe përgjatë këtij viti numri i vjedhjeve në Podujeva ka qenë i madh, ndërkohë që i theksuar ka qenë edhe i atyre të rënda.