Është arrestuar një person në Kaçanik pasi i njëjti dyshohet sa ka kultivuar bimë kanabisi.
I dyshuari kishte mbjellë katër bimë të llojit kanabis sativa.
Ai këto bimë kanabisi i kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë së tij. Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Doganaj në Kaçanik.