Një qytetare është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Në foton e publikuar shihet se aksidenti ka ndodhur në zebra.
Sipas dëshmitarëve, qytetarja ka qenë duke kaluar rrugën në zebra kur është goditur nga vetura.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e qytetares, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk kanë arritur ende policia dhe ndihma e shpejtë.