Nëna dhe babai u sulmuan nga djali i tyre në Deçan.
Për çka të dy prindërit shkak i lëndimeve të marrë kanë pranuar edhe tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka treguar se djali që rrahu prindërit është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë dhe janë liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.