Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve në Fushë Kosovë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”.