Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërmjet tri automjeteve.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, ka konfirmuar Borovci. Me rastin po merret njësiti i trafikut.