Në Prishtinë një person është shoqëruar sot në polici, pasi të njëjtit i është gjetur një armë zjarri.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se “është shoqëruar një person në stacionin policor veriu në Prishtinë. Të njëjtit i është gjetur një armë zjarri”.
“Aktualisht personi është duke u intervistuar, dhe i njëjti do të procedohet më tej në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha zëdhënësja Ahmeti.
Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se i dyshuari K.G. (1995) është arrestuar në një lokal në lagjen Kodra e Trimave.