Një nxënëse e shkollës fillore në Podujevë ka pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjar, pasi e njëjta është sulmuar fizikisht nga një person.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje të hollësishme.
“Podujevë, 23.06.2021-12:10. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.
Siç mëson Llapi.info, personi që ka sulmuar nxënësen është mësimdhënës dhe i njëjti është dërguar në mbajtje dhe rasti ndaj tij, sipas raportit të PK-së, është hapur si keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Polici nuk e ka bërë të se në cilën shkollë ka ndodhur ngjarja.