Në festat e ahnegjet e ndryshme nëpër familjet e Kosovës, fatkeqësisht edhe armët janë pjesë e festës, anipse jo rrallëherë ka pasur plagosje të rënda, që disaherë kanë çuar deri në vdekje
Me të filluar lejimi i dasmave pas pandemisë në Ferizaj, një person është arrestuar për të njëjtën arsye.
“Gjate mbajtjes së një ahengu familjar pronari i shtëpisë i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në ajër . Pasi që kanë mbërritur njësit policore në vendin e ngjarjes kanë kontrolluar personat e pranishëm me këtë rast kanë gjetur dhe konfiskuar në posedim të personit të dyshuar një armë”, thotë policia
I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime