Një shtetas gjerman ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë tentuar ta vrasin të enjten rreth orës 06:30 në Novobërdë, duke shtënë me armë drejt veturës së tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, teksa bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“Viktima mashkull Shtetas Gjerman gjatë lëvizjes me veturën e tij sipas viktimës nga persona të pa njohur është shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante.