Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë, në rrugën “Ilir Konushevci”.
Në lidhje me këtë rast, ka folur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 00:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”
“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, u shprehë ajo.